Këshilli Politik miraton dokumentin me 12 pika për zgjedhjet. Opozita kërkon ndarjen e shtetit nga partitë

Postuar në 27 Janar, 2020 13:04

Këshilli Politik, ose më saktë grupi i punës mes shumicës dhe opozitës joparlamentare ka rënë dakord për një dokument me 12 pika që presupozohet se i hap rrugë garantimit të zgjedhjeve të ndershme. Për këtë qëllim grupi i punës ka miratuar edhe një Metodologji që shërben edhe për arritjen e afateve. Ndarja e shtetit nga partitë është një temë e përfshirë në diskutim duke hapur kështu një parantezë që legjitimon akuzat e deritanishme të opozitës.

Parakusht që keto masa të jenë efikase, është krijimi i një fushe loje të barabartë nëpërmjet zbatimit të plotë të parimit të “ndarjes së shtetit nga partitë politike” në përputhje me Angazhimin e OSBE-së të parashikuar nga paragrafi 5.4 i Dokumentit të Kopenhagenit

thuhet në dokument.

Nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo gjë dhe për këtë duhet parë dokumenti, pasipartitë politike janë pjesë e shtetit dhe veprimtaria e tyre rregullohet me Kushtetutë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.