metodologjia
Këshilli Politik miraton dokumentin me 12 pika për zgjedhjet. Opozita kërkon ndarjen e shtetit nga partitë
Këshilli Politik, ose më saktë grupi i punës mes shumicës dhe opozitës joparlamentare ka rënë dakord për një dokument me 12 pika që presupozohet se i hap rrugë garantimit të zgjedhjeve të ndershme. Për këtë qëllim grupi i punës ka miratuar edhe një Metodologji që shërben edhe për arritjen e afateve. Ndarja e shtetit nga partitë është një temë e përfshirë në diskutim duke hapur kështu një parantezë që legjitimon akuzat e deritanishme të opozitës.
U hoq fasha 300 kw për energjinë sepse vidhej? Vendoset Blloku për shkallëzimin e çmimit të ujit që rritet
Çmimi i ujit do të rritet. Lajmi shumë i mirë që vjen së fundmi shoqërohet edhe me disa hollësi që provojnë paaftësinë për politika të qëndrueshme. “Tema Tv” referon se “sipas metodologjisë së miratuar muajin e kaluar nga Komisioni Kombëtar Rregullator i Entit Rregullator të Ujit (ERRU), tarifimi do të bëhet me blloqe. Rritja e tarifës bllok, do të çojë në dyfishim të pagesës së ujit për konsumatorët që shpenzojnë mbi 45.5m3 ujë në muaj”. Pra përveç faktit që rritet çmimi, po mendohet që çmimi të justifikohet përmes sasisë së konsumit.