Kthime me forcë dhe të paligjshme të imigrantëve nga Greqia drejt Turqisë
Revsiat gjermane “Der Spiegel” publikon së fundmi materiale video që sipas saj provojnë se autoritetet greke kanë inkurajuar, apo lejuar kthimin me forcë të emigrantëve ilegalë drejt Turqisë pa një proces të rregullt azili.
Revista shkruan se pretendimet e ardhura nga refugjatët apo imigrantët kanë qenë të shumta dhe duket se videot e qarkulluara u japin të drejtë. Revista pretendon se disponon 11 video dhe disa prej tyre janë marrë nga kamerat e sigurisë në anën turke të kufirit. Në video shfaqen njerëza me maska, në uniform ushtarake dhe pa emblema që transportojnë njerëz përmes lumit Evros në anën turke
Ky denoncim u shtohet atyre të bëra gjatë gjithë vitit të shkuar për kthime me forcë në kufirin boshnjako-kroat, ndërkohë që skandali më i madh i BE-së është heshtja ndaj kampeve në Libi.
Add new comment