Kundër refugjatëve, Çekia, Hungaria dhe Polonia shkelën ligjin europian

Postuar në 02 Nëntor, 2019 12:51

Gjykata Europiane e Drejtësisë ka konstatuar se Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia kanë shkelur ligjin  europian duke refuzuar në vitin 2015 pranimin e refugjatëve sipas sistemit të kuotave. 

Gjykata u shpreh pas ankesës që bëri në vitin 2015 Komisioni Europian dhe përmes një njoftimi  ka vlerësuar se shqetësimet për çështje të sigurisë që u ngritën nga këto vende nuk justifikojnë vendimin e refuzimit. 
Ky është një konstatim që tërheq vëmendjen pasi për pasoja të mundshme juridike nuk mund të flitet ende. Polonia dhe Hungaria kanë reaguar zyrtarisht duke përcjellë edhe njëherë se në vendimmarrjen e tyre ato udhëhiqen nga interesi nacional. 

Së fundmi, gjatë samitit të BE-së, Hungaria bëri të qartë se ajo e sheh pozitiv përfshirjen në BE të Ballkanit Perëndimor edhe sepse ky rajon mund të shërbejë si stacion strehimi për refugjatët në eventualitetin e përsëritjes së ndonjë vale të re. Politikë të ngjashme propozoi edhe Austria në vitin 2015 çka zbulon arsyet e ngushta pse vendet e Vishegradit janë pro integrimit në BE të Ballkanit, pa harruar edhe afërinë e tyre me ShBA në politikat e sigurisë. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.