Drejt ikjes edhe ideatori i fundit socialist
Damian Gjiknuri po reflekton. Deklaroi se ka vendosur të vetësakrifikohet për reformën zgjedhore në mënyrë që ndryshimet e Kodit Zgjedhor të bëhen bashkë me Partinë Demokratike. Ai tha se është ideatori i pjesëmarrjes në komision edhe të partive joparlamentare dhe të një vendi vakant me të drejtë vetoje të PD-së, ndërsa Taulant Balla e përmendi si ekspertin më të shquar që politika ka në çështjet e zgjedhjeve.
Damiani njeh mirë edhe terrenin kur bëhet fjalë për vota. Të paktën këtë treguan përgjimet e Dibrës ku deputeti i PS operonte me çunat problematikë për të mbledhur vota për partinë.
Katharsisi që ofron ideatori i PS-së, me shumë gjasë me lejen e shefit të madh janë e njëjta paradigmë që Rilindja ka përdorur sa herë është ekspozuar në të tilla afera, ku veten e ka paraqitur si forca e shembullit. Shembujt që ka dhënë mazhoranca kanë qenë të natyrave të ndryshme, që nga Shukriu i Dibrës e deri te Damiani i Reformës. Ai tha se pavarësisht akuzave është i pastër penalisht, një katharsis ky që në fakt duhet bërë nga drejtësia dhe jo nga fjalët e Gjiknurit.
Add new comment