Lëmsh me hartat e pronave në Shqipëri, BB zbulon kaosin në regjistra
Një studim i posaçëm për çështjet e pronave, i publikuar së fundi nga Banka, që ka financuar shumë projekte për hipotekat dhe kadastrat, gjeti se hartat ekzistuese kadastrale të mbajtura nga ZRPP nuk pasqyrojnë përgjithësisht situatën aktuale në terren. Sipas shqiptarja.com njësitë e pasurive të paluajtshme (parcelat dhe ndërtesat kadastrale) në shumë raste janë të pozicionuara gabimisht dhe problematika është ndërlikuar me kalimin e kohës, duke ndryshuar specifikimet dhe sistemet e referencës. Në shumë raste, ka disa kopje të së njëjtës fletë harte, që përdoret dhe shpesh është e paqartë se cila hartë është më aktuale ose e sakta.
Situata është përgjithësisht më e ngatërruar në zonat urbane, sidomos në Tiranë dhe rreth saj dhe në disa prej zonave bregdetare më të mëdha, ku ka shumë ndërtime informale. Rastet e gjetura ilustrojnë disa lloje të mospërputhjesh kur krahasohen parcelat kadastrale ose blloqe parcelash, me ortofotot e vitit 2007.
Gabimet në regjistrimet e pronave përgjithësisht reflektojnë kufijtë të gabuar, madhësinë e parcelës dhe dokumentet e pronësisë. Ato zakonisht zbulohen në kohën kur bëhet një transaksion në njësinë përkatëse të pasurive të paluajtshme. Deri në kohën kur bëhet një transaksion, pronari ose pronarët ngjitur të pronave nuk kanë njohuri për gabimet që lidhen me pasurinë, thekson BB.
Comments
BB zbuloi kaosin?!
BB zbuloi kaosin?!
se xhevall e dime ne, mbeten te na e thone ata qe jane kaluar ... hahaha
ehu sa te zeza ka aty ... po kur behet M*TI kapi duhet kapur cfurku e kallashi ... po puna edshte se dhe bishtat e ketyre dy veglave jane ndotur me M*T... kaq keq jane punet ...
Add new comment