Serbia paralajmëron seancë dëgjimore në Kongresin amerikan kundër Haradinajt
Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan sot se Beogradi zyrtar ka synim nisjen e një fushate në SHBA për të sqaruar pozicionin e vet në raport me Kosovën. Sipas kësaj gazete, autoritetet serbe kanë ndërmend edhe të bëjnë prezent ato që i quajnë “krime monstruoze kundër serbëve në Kosovë nga terroistët e UÇK-së”.
Sipas kësaj gazete, referuar edhe nga media të tjera serbe, pritet që dhe Kongresi amerikan që do të organizojë një seancë dëgjimore në formën e një debati ku presupozohet se do të marrin pjesë edhe përfaqësues të parlamentit serb. Gazeta shkruan se ky është një rast i mirë për të paraqitur të dhëna të reja kundër ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj, por edhe i ashtuquajturi trafik organesh.
Njeriu kryesor që është përfshirë në këto përgatitje është zv.kryetari i Parlamentit serb, Vladimir Marinkoviç në bashkëpunim Steve Stivers në Kongresin amerikan. Është një rast për propagandën serbe ndërkohë që për herë të parë autoritetet amerikane mund të hapin derën për të dëgjuar diçka nga palë të kundërta me to të një konflikti që u menaxhua nga SHBA.
Por cilidoqoftë rezultati, përfshirë këtu paparashikueshmërinë e administratës Trump, lëvizja është maksimalisht një goditje ndaj Haradinajt sesa Kosovës. Projekti i ndarjes është antiproduktiv dhe nuk lidhet më me emrin e një njeriu, përderisa për vënien në jetë të tij po përdoren gjithfarë marifetesh dhe mungojnë argumentet reale. Sidomos nga Serbia që nga njëra anë qan e vajton heronjtë e vet, nga ana tjetër propozon shkëmbim territori me atë që sot e quan province jugore. Ajo dhe bashkë me të dhe gjoja mediat e pavarura të Beogradit.
Add new comment