Samit i të pashpresëve dhe të paaftëve për vendime

Postuar në 22 Qershor, 2019 11:50
Bernd Riegert

 

Prapë? Të vjen të bërtasësh, të tundësh kokësh, të ngresh duart lart me dëshpërim për paaftësinë kaq ashiqare të 28 krerëve të shteteve dhe qeverive të BE dhe katër krerëve të grupeve parlamentare në Parlametin Europian për një vendim të qartë personeli. Katër javë kanë kaluar nga zgjedhjet europiane, një duzinë bisedimesh paraprake në parlament, dy samite të BE dhe - asnjë rezultat. Në një kohë që gjërat janë të qarta: Votueseve e votuesve iu la të kuptohet kur votuan, se krahas deputetëve indirekt votojnë edhe për kreun e Komisionit Europian. Ai do të jetë njëri nga kandidatët kryesorë të familjeve politike të partive në PE.

Por papritur ata që lëvizin fijet në Parlament dhe Këshillin e BE zbulojnë, se nuk e kishim aq seriozisht me atë punën e kandidatit kryesor në zgjedhje. Logjikisht kandidati kryesor i grupit më të madh parlamentar do të kishte pretendimin që të propozohej për presidentin e Komisionit Europian. Por kjo anashkalohet me argumenta nga më të mundshmit. Votueset e votuesit duhet të ndjehen të tallur.

Ndërsa ne duhet të pyesim: A e keni mendjen në vend? Tani sapo deklaruat që demokracia europiane është shumë e rëndësishme dhe duhet të mbrohet nga kthetrat e populistëve të djathtë. E sapo mbarojnë zgjedhjet, vendimi demokratik i më shumë se 200 milionë vetëve që shkuan në qendrat e votimit relativizohet, hollohet, riintrepretohet. Kështu nuk fitohen zgjedhësit dhe u jepen euroskeptikëve në tabaka argjendi mjetet për të kundërsulmuar.

Nëse parlamentarët dhe krerët e shteteve dhe qeverive, që janë politikanë partiakë, nuk e respektojnë modelin e kandidatit kryesor, atëherë duhet që ta thonë këtë para votimeve e jo pas tyre. Nëse ato e mbajnë Manfred Weberin për kandidatin e gabuar dhe jo të kualifikuar, atëherë kristiandemokratët të mos e zgjidhnin kandidat kryesor. Deficitet  e Weberit të papërvojë e jo edhe aq karizmatik nuk janë të njohura që sot. Tani duhet të thuhet: Është vonë. Votimi është votim.

Përsëritje gabimesh

Më e çuditshmja në këtë lojë postesh është përsëritja e saj si para 5 vjetësh, kur kandidati kryesor dhe fituesi i zgjedhjeve, Jean Claude-Juncker ngriti pretendimin për kreun e Komisionit Europian. Atëherë ishte Angela Merkel që nuk donte. Vetëm pas presionit të opinionit publik në Gjermani, Merkel ndërroi drejtim dhe tha "Po" për zgjedhjen e Junckerit. Nuk kanë mësuar krerët e shteteve dhe qeverive nga "showdown-i" i atëhershëm? Me sa duket jo shumë. Sot kundërshtari kryesor është presidenti francez, Emmanuel Macron. Sigurisht situata këtë herë është më e komplikuar, sepse krijimi i shumicave parlamentare është më i vëshrirë, dhe grupimi liberal papritur e refuzon modelin e kandidatit kryesor. Por kjo nuk do të thotë, që BE si e gjitha të mos i mbetet besnike premtimeve gjatë fushatës.

Tani zonjat e zotërinjtë e raundit të dështuar kanë planifikuar një samit të tretë pas dy fundjavash.Të shpresojmë që deri atëherë iu janë kujtuar rregullat demokratike të lojës, që nuk mund të ndryshohen thjesht pas votimeve. Manfred Weber nuk është sigurisht kandidati më i mirë për postin e kreut të Komisionit Europian, por ai është kandidati i grupimit më të madh parlamentar. Grupimet parlamentare të PE dhe Këshilli i BE-së, duhet të ndjekin atë që tha vota e zgjedhësve europianë, ndryshe humbasin çdo lloj besueshmërie.

Riegert Bernd Kommentarbild App

Bernd Riegert

E një faturë e shtrenjtë nuk përballohet dot. Edhe për shkak se ka probleme shumë më të mëdha se disa vendime personeli: Mbrojtja e klimës, migracioni, bota e punës në epokën digjitale, konfliktet tregtare, buxheti disavjeçar...për të përmendur vetëm disa prej tyre.

DW

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.