Bernd Riegert

A kërcënohemi nga një garë e re armatimi?

Postuar në 03 Gusht, 2019 15:10

Marrëveshja, që i ndalonte SHBA-së dhe Rusisë zhvillimin e raketave tokësore me rreze të mesme veprimi dhe armatosjen e tyre me lëndë bërthamore, nga sot i përket historisë. Kjo është një ngarkesë për arkitekturën e sigurisë në Europë, sepse pikërisht për këtë kontinent u nënshrkua 32 vjet më parë marrëveshja INF.

Samit i të pashpresëve dhe të paaftëve për vendime

Postuar në 22 Qershor, 2019 11:50

 

Ç’drejtim do të marrë Europa?

Postuar në 26 Maj, 2019 09:06

Më 26 maj ne ndodhemi para zgjedhjeve vendimtare për kontinentin," thotë kryetari i fraksionit të kristiandemokratëve në Parlamentin Europian, Manfred Weber, në javën e fundit të takimeve për zgjedhjet europiane që zhvillohen në plenium. Jo vetëm Weber, kandidati kryesor i familjes së partive ku merr pjesë edhe ai, por edhe shumë politikanë të kampeve të tjera i kanë deklaruar zgjedhjet për Parlamentin Europian, si zgjedhje që vendosin fatin e BE.

Provokimi i zë vendin politikës në Itali

Postuar në 10 Shkurt, 2019 12:16

Presidenti francez, Emmanuel Macron thotë se i vjen keq për provokimet e vazhdueshme të populistëve në Itali. Ai ka heshtur shumë kohë, por tani ai ka thirrur përkohësisht ambasadorin nga Palazzo Farnese, përfaqësia franceze e tij në Romë. Deklarata e Pallatit Elysée për aksionin dënues diplomatik, që nuk duhet të ndodhte midis vendeve anëtare të BE-së, u morr shumë për keq. Zërat thonë se marrëdhëniet midis qeverive të Parisit dhe Romës janë aq të këqija sa kurrë më parë pas Luftës së Dytë Botërore.

Alexis Tsipras kryeministri i transformuar lavdëron BE

Postuar në 12 Shtator, 2018 11:26

Vetëm tre javë pasi Greqia la programim financiar evropian të shpëtimit, kryeministri ALexis Tsipras i partisë radikale të majtë "Syriza" tregon një bilanc pozitiv të periudhës së tij të qeverisjes. "Greqia nuk është më pjesë e problemit, por është pjesë e zgjidhjes," tha kryeministri me krenari. "Pak vetë kanë besuar se ne do arrijmë t' ia dalim. Por ne ia dolëm". Greqia respekton kushtet e vëna nga donatorët e zonës së euros, Banka qendrore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Antieuropianizmi riafirmohet në Itali*

Postuar në 07 Mars, 2018 10:02

Tërmeti populist në Itali përfaqëson një kthesë të thellë politike për vendin dhe për Evropën. Sistemi i vjetër, në të cilin socialdemokratët dhe partitë konservatore të tipit Berlusconi i linin vendin njëri-tjetrit në krye të pushtetit, është shkatërruar. Në vend të partive të vjetra popullore janë evidentuar pole të reja. Partitë populiste të majta dhe të djathta do të bëhen partitë e reja popullore në Itali. Ky është një fakt, edhe nëse ai nuk i pëlqen establishmentit. Në Itali ndodhi ajo që kemi përjetuar tashmë në shtete të tjera të BE dhe ndoshta edhe do ta përjetojmë.

Përçarje serioze në BE për shkak të refugjatëve

Postuar në 18 Dhjetor, 2017 11:01

Kuotat e detyrueshme për marrjen e një numri të azilkërkuesve, për të cilat ka pasur grindje në samitin e BE, janë harruar. Marrëveshja për kuota nga shtatori i vitit 2015, si një masë për shpërndarjen e ngarkesës me refugjatët, ka qenë e afatizuar për dy vite. Por koha ka kaluar dhe kuotat nuk janë respektuar. Ndërkohë që vazhdimi i këtij afati nuk është parashikuar. Gjykata Evropiane i ka hedhur poshtë ankesat e Hungarisë dhe Sllovakisë, kundër kuotave. Edhe ato kanë qenë të detyruara të marrin azilkërkues nga Greqia dhe Italia.

Ku ka mbetur solidariteti?

Postuar në 15 Dhjetor, 2017 11:12

Qysh nё fillim tё samitit kryetari i Kёshillit Europian, Donald Tusk, shkaktoi tollovi. Tusk nё shkresёn e tij tё ftesёs bёnte fjalё pёr njё pёrҁarje evidentё nё BE lidhur me ҁёshtjen e refugjatёve. Shtete europiano-lindore nga „Grupi i Vishegradit", pra Hungaria, Polonia, Çekia dhe Sllovakia e miratuan atё, sepse Tusk e pati pranuar, qё sistemi i deritanishёm i shpёrndarjes sё refugjatёve sipas kuotave nё vendet e BE-sё nuk ka funksionuar.

Copëzimi në shtete të vogla nuk është zgjidhje për BE-në

Postuar në 13 Tetor, 2017 08:43

Katalonja nuk është i vetmi rajon në Europë, që kërkon më shumë pavarësi. Skocia, Tiroli i Jugut, Aland, Flandra e ndoshta edhe Bavaria. Lista nuk është e plotë. Disa rajone madje nuk kërkojnë mëvetësinë, por vetëm më shumë autonomi, ndërsa të tjerë rajone si Skocia apo Katalonja duan të bëhen shtete nacionale. Këto forca separatiste shihen në BE në Bruksel me ndjenja të dyjëzuara. Sepse ato venë në pikëpyetje rendin e shteteve ekzistuese nacionale. Por mbrojtja e integritetit të shteteve nacionale, që janë anëtarë të BE-së, është pjesë e marrëveshjeve të BE-së.

Subscribe to RSS - Bernd Riegert