Nales jep dorëheqjen nga drejtimi i SPD gjermane

Postuar në 02 Qershor, 2019 20:26

Kryetarja e Partisë Social Demokrate Gjermane (SPD) Andrea Nales njoftoi dorëheqjen pas rezultateve zhgënjyese të partisë në zgjedhjet e fundit europarlamentare.

Nales mori kritika të shumta për konsultimet me partinë e kancelares Angela Merkel për të qëndruar në koalicionin qeveritar.

"Unë nuk gëzoj më mbështetjen e nevojshme për të kryer detyrat e mia”-deklaroi ajo. Nales njoftoi se nga posti i kryetares së partisë do të tërhiqet të hënën, ndërsa nga kryesia e grupit parlamentar të SPD të martën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.