Jep dorëheqjen Zonja e Brishtë e Britanisë së Madhe

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May ka njoftuar dorëheqjen fillimisht nga drejtimi i Partisë, ndërsa do të qëndrojë në detyrë derisa të gjendet zëvendësuesi i saj. Mediat britanike shkruajnë se May do ta zyrtarizojë aktin në datën 7 qershor për shkak të presionit të madh që ka patur nga brenda vetë partisë së saj.
Ajo e ka bërë të ditur vendimin e saj përmes një konference për shtyp në të cilën është shfaqur e emocionuar dhe madje në disa momente edhe ka qarë.
Ka qenë nderi i jetës sime që të shërbej si kryeministrja e dytë femër në Britani
tha ajo.
Brexit dhe marrëveshja e paarritur me BE-në janë shkaqet e largimit të një kryeministreje që shërbeu për tre vjet pa arritur të bindë parlamentin e vendit të vet për marrëveshjen në fjalë.
May kishte përgatitur një marrëveshe të re prej 10 pikash çka ka acaruar edhe njerëzit e partisë Konservatore të cilët kërcënuan me një mocion të dytë mosbesimi. Plani dhjetë pikësh i May solli dorëheqjen e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve Andrea Leadsom që refuzoi hapur të prezantonte në Parlament një dokument të vdekur. Duket se May do të kujtohet për lotët e saj në ditën e largimit duke u dëshmuar si e kundërta e Thatcher, njohur si Zonja e Hekurt.
"I will shortly leave the job that it has been the honor of my life to hold," said British Prime Minister Theresa May in a tearful statement announcing her resignation https://t.co/a1kOrSGIv6 pic.twitter.com/Ksi2uKfs0Z
— CNN International (@cnni) May 24, 2019
Add new comment