Sulstarova: Presioni i Ramës për heqjen e taksës mbi mallrat serbe është i papranueshëm
Kryetari i bordit drejtues të Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Enis Sulstarova, thotë se është i papranueshëm presioni i kryeministrit Rama ndaj homologut të tij kosovar, Ramush Haradinaj, për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, gjatë samitit të Berlinit. Në një intervistë në studion e lajmeve të Tema TV, Sulstarova thotë se kryeministri shqiptar nuk duhet të marrë rolin e ndërmjetësit në dialogun Kosovë-Serbi, duke mbajtur pozicion të njëanshëm.
Add new comment