Tipike e këtyre të dyve/Hiqen natën shkronjat e ballinës në Teatrin Kombëtar...
Aktori Neritan Liçaj ka denoncuar në rrjetin social Facebook veprimin – tashmë të pritshë dhe tipik – të dikujt nga pushteti, e që është heqja e shkronave dalluese të Teatrit Kombëtar.
Gjate nates,ne pritje te kesaj dite te bukur,jane hequr germat ne ballinene e TEATRIT KOMBETAR,sic e shihni dhe nga fotografite.Perballe eshte ministria e rendit dhe ka edhe kamera sigurie. I sigurojme ata qe e kane bere,pra citjanen dhe fiqshitesin,se veprime te ulta prej zhulcash lagjeje as na e levizin qerpikun fare!Po te ishte se do kishit kurajon(qe nuk e keni),per te ardhur te prishnit teatrin sdo pyesni per germat.
Por doni te prodhoni lajm per te fshehur ndone pisllek ditor mbase,(te tilla pslleqe ju keni nga 3-4 cdo dite),ose doni ti jepni jehone perversitetit tuaj zhulcor,te tipit,ne rikonstruktojme piramiden e pushtetit te varrosur dhe tentojme te rrezojme tempujt e fjales se lire dhe artit sic jane teatrot!Kesaj gjeje ju sdo ia arrini kurre dhe kete e dini ju shume mire sic e dime ne ca me mire se ju.Vetem kur e cuat neper mend ta benit jua shtypem koken,imagjinoni te tentoni ta beni si do perfundoni!
Por xhulaca lagje te lodhur(te tille e shfaqni veten me keto veprime),te pakten perpiquni te kaloni ne nje stad me te lart se uji i Lanes.
THJESHT PROVOJENI
shkruan Liçaj.
Akti në fjalë të kujton prishjen e Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, që u bë natën, në errërisë, karakteristikë e kësaj qeverie.
Për Teatrin Kombëtar kjo qeveri ka premtuar prishjen dhe ndërtimin e një tjetri. Për këtë është miratuar edhe një ligj i posaçëm pavarësisht se protesta e qytetarëve të shumtë dhe disa artistëve ka evidentuar të paktën probleme juridike përpos faktit se po prishet një vepër që përcjell kujtesën e qytetit.
Add new comment