Përplasje mes Filos e Klosit për TEC-in e Korçës

Postuar në 10 Mars, 2019 17:34

Has në të tjera kundërshti projekti i kompanise GPP per ndertimin e nje TEC me gaz ne afersi te qytetit te Korçës. Pas kundërshtive të degës lokale të Partisë Demokratike, edhe kryetari i Bashkisë së Korçes, Sotraq i është drejtuar me një letër zyrtare ministrit te Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ministres se Infrastrukturës dhe Energjitikes, Belinda Balluku për refuzimin e projektit në fjalë.

Letra

“Ju kerkoj te mos aprovoni vleresimin e ndikimit ne mjedis pasi investitoret nuk kane paraqitur asnje garanci per nje bilanc pozitiv te ndotjes. Projekti eshte shume afer qytetit dhe ne toka te frutshme bujqesore. Qendrimi kunder i Bashkise se Korces ka qene i qarte dhe konsistent qe ne raportin e pregatitur per KIS ne dt 5.12.2017 ku Bashkia Korce eshte shprehur JO me arsyetimin e afersise me qytetin. Ky qendrim eshte mbeshtetur edhe nga Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural e cila ka theksuar se ky projekt cenon funksionalitetin e Fushes se Korces nga fshati Barc deri ne Zemblak. ​Ne keto kushte, ju kerkoj MOSAPROVIMIN E KETIJ INVESTIMI, i cili ne cdo rast nuk do te mund te realizohet dot ne kundershtim me vullnetin e Bashkise see Korces”- përfundon letra e Kryetarit të Bashkisë së Korçës.

Pas publikimit të kesaj letre ka reaguar ministri i mjedisit, Klosi që thotë se projekti nuk ka marrë asnje leje per te nisur pune dhe s’do kete mundesi ta marre nese nuk përmbush standardet. 

“TEC-i Korçës një zhurmë tipike e politikës së sajesave për sherr! S'ka asnjë autorizim e asnjë leje jo e jo, po thjesht një miratim në parim si investim strategjik. Për sa kohë s'ka një projekt të standardeve të BE-së, s'ka asnjë shans jo për të nisur punë, po për asnjë autorizim!”

Termocentrali i Korçës parashikon të furnizohet nga gazsjellësi TAP dhe parashikon një fuqi prej 500 megavatësh. Konsumi vjetor do të arrijë deri në 125 milion metra/kub gaz në vit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.