Kryeministri ngatërroi vendin e vet me Albanian-n e Kaukazit

Postuar në 01 Nëntor, 2018 11:30

Një ditë më parë kryeministri Rama postoi në rrjetet sociale një foto 3 D, të cilën e prezantoi si projektin që qeveria ka për transformimin e aeroportit të Kukësit pa dhënë më shumë detaje, por duke u mjaftuar me figuracionet e facebook.

“Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni 3D se sot një vit, në realitet do jetë më i bukur se këtu”- shkruan Rama edhe pse nuk ka sqaruar se kush është kompania që e ka bërë projektin.

Grafika duke një projekt i punuar, por sipas ish-kryeministrit Berisha fotoja e postuar në profilin e Edi Ramës është një foto që i takon projektit te nje aeroporti ne Gjeorgji. Berisha e ka shoqëruar këtë postim edhe me linkun e videos ku paraqitet projekti i aeroportit në Gjeorgji.

“Shikoni foton, ne te cilen provohet se Kallam Deshtaku iu serviri kuksianeve dhe mbare shqiptareve foton e si foto te aeroportit te Kukesit. Si tha, “Mos pergojoni 3D-ne”??? Ky e ha turpin me buke. Ja qe rezulton se ajo 3D-ja, projekti aeroportit te Kukesit qe paraqiti dje eshte projekt i nje aeroporti ne Gjeorgji. Shihni fotot dhe per me shume klikoni linkun e videos”- shkruan Berisha.

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kontrata e vjeter me gjermanet per Rinasin parashikonte deri ne vitin 2024-es mos-hapjen e ndonje aeroporti tjeter. Kontrata e re me pronaret e rinj te Rinasit, kinezo-dreqi-shejtan, parashikon qe per cdo aeroport tjeter te hapur, kontrata shtyhet pambarimisht, pasi cdo vit pune i nje aeroporti te ri do ta shtyje kontraten (pronesine) per 0,5 vjet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.