Rasti i rrallë kur Publikja shndërrohet në Private - eksperimenti i Tiranës
Vazhdon debati për Teatrin Kombëtar nëse duhet rikonstruktuar godina ekzistuese apo të ndërtohet një godinë e re, diskutim ky që ka sjellë debate mes artistëve por edhe vetë politikës. Një pjesë e artistëve janë kundër shembjes së kësaj godine dhe këtë gjë ata e kanë vërtetuar me protestat e vazhdueshme çdo pasdite jashtë ambienteve të teatrit, pasi prishja e godinës sipas tyre mbart vlera historike.
Por ka dhe nga ata që mbështesin idenë për ndërtimin e një Teatri të ri bashkëkohor dhe kjo ka sjellë edhe një debat mes artistëve duke i ndarë ata në pro dhe kundër. Megjithatë, pas shumë debatesh dhe diskutimesh sot në media u fol për një marrëveshje në negociatat mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe komunitetit të artistëve, të përfaqësuar nga regjisori Altin Basha, aktorët Alfred Trebicka dhe Arben Derhemi.
U fol për dakordësimin që të ndërtohet një godinë të re moderne e Teatrit Kombëtar, në tokën ku ndodhet sot, por sa e vërtet është kjo nuk dihet sepse artistë, arkitektë, qytetarë u mblodhën përsëri sot për të kundërshtuar vendimin që të shembet godina e vjetër dhe të ndërtohet teatri i ri.
TemaTv
Add new comment