Opozita greke kërkon tekstin e marrëveshjes me Shqipërinë

Postuar në 20 Qershor, 2018 21:25

Opozita greke ka bërë thirrje për një debat të plotë në parlament para nënshkrimit të çdo marrëveshje me Shqipërinë, për të shmangur sipas saj çdo precedent si ai me Maqedoninë.

Sekretari i Demokracisë së Re, George Kumutsakos kërkoi sqarime për rangun e temave që janë në tryezën e  diskutimeve të Kotzias me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati.

A vazhdon pala  shqiptare me pretendimet e saj mbi çamët, ku saktësisht janë bisedimet për përcaktimin e zonave detare krahasuar nga marrëveshja origjinale e nënshkruar nga Greqia dhe Shqipëria në vitin 2009 dhe a ka një datë për nënshkrimin e marrëveshjes janë disa nga pyetjet.

"Në dritën e sa më sipër, dhe për të shmangur çdo zhvillim që mund të shkaktojë pasoja negative mbi interesat kombëtare, kërkoj që parlamenti të jetë i informuar për tekstin e marrëveshjes dhe përmbajtjen e saj dhe  të diskutojë para nënshkrimit të detyrueshëm të saj”- deklaroi Kumucakos. Opozita i referohet deklaratave të Kotzias se Greqia dhe Shqipëria janë në rrugën e duhur për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes tyre dhe se së shpejti do të përmbyllin bisedimet.

http://www.skai.gr/news/politics/article/376550/koumoutsakos-epikeitai-d...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.