Dëgjojeni këtë "tironsin e zgjut" që po punon vetëm për rrogën e tij...

Postuar në 14 Qershor, 2018 22:03

Dëgjojeni me vëmendje tironsin e zgjut, siç e quan veten kryebashkiaku Erjon Veliaj. Sipas tij, ai po ndërton tetrin si pronar toke, si tirons i zgjut që e merr mirë fitimin nga trualli kundrejt ndërtimit.

Por aritmetika e këtij lloj tironsi çalon dhe ofendon tironsit. Sepse siç ia kujton gazetari Bashkikm Hoxha në 205 milionë euro, bashkia merr 30 milionë euro, që është diku te 15% dhe këtë Pazar në Tironë, nuk e bo kush, veç me qenë Lali Eri në tokë të tjetërkujt.

Nga ana tjetër, zotëria luan shumë me qetësinë e njerëzve kur flet për pronësinë mbi tokën sikur Bashkia të jetë çështje private e tij. Përtej kësaj arrogance ka edhe inkoherencë të madhe.

Në program flitet për rikonstruksion teatri. Z Veliaj përgjigjet thotë se në vitin 2013 ishte shteti I rrënuar dhe tani e ka marrë veten. Por teksa thotë këtë shton atë tjetrën se një teatër nuk e ndërtojmë dot vetë sepse nuk kemi fuqi.

Dëgjojeni këtë tirons të vetëshpallur që bubrron zhurmshëm në ekran në emër të një pasioni të paqenë, që thjesht fsheh pazarin milionësh të kullave, ku askush nuk beson se brenda Bashkisë së Tironës, ky tironsi me këmishë është duke u përpjekur vetëm të justifikojë sa më mirë rrogën që merr nga paratë tona. A ka tirons që ta hajë këtë?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.