Kërkimet për eshtrat e ushtarëve grekë, 420 skelete të gjetura deri tani
Grupi i ekspertëve që vazhdon me kërkimin dhe zhvarrosjen e ushtarëve të vrarë në luftën italo-greke ka gjetur deri tani eshtrat e 420 të rënëve.
Kjo u bë e njohur gjatë një takimi që anëtarët e Komitetit të Ekspertëve të kryesuar nga nënadmirali Stelios Petrakis pati me familjarët e të rënëve në betejën epike 1940-41 në malet e Shqipërisë.
Një detyrë e lodhshme që filloi janarin e kaluar, pas një varri masiv që u gjet në ngushticën e Këlcyrës. Kërkimi i eshtrave do të vazhdojë edhe në vende të tjera, sipas një hartë përkatëse që autoritet kanë në dispozicion.
"Përpjekja që filloi trembëdhjetë vjet më parë për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje të madhe kombëtare dhe humanitare të mbetur pezull do të vazhdojë deri sa të prehen të qetë 7976 të rënët që janë të varrosur përkohësisht ose të pavarrosur për 78 vjet në fushat e Epirit të Veriut”-deklaroi presidenti i Shoqatës për Kërkimin e Të Rënëve, Jorgos Sourlas.
Arkivat ushtarake tregojnë se nga fillimi i luftës dhe deri më 28 prill, 1941 të të rënët dhe të zhdukurit në frontin shqiptar, arritën në 13,936 oficerë dhe ushtarë. 7796, qëndruan në Shqipëri, të varrosur ose të pavarrosur, ndërsa 5960 të tjerë u varrosën në territorin grek.
Add new comment