Shqipëria nuk ndryshon pozicion - kundër propozimit amerikan për Jeruzalemin
Shqipëria ka votuar pro projekt-rezolutës së paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që rikonfirmon vullnetin e shumicës së vendeve anëtare se Jeruzalemi nuk është kryeqytet i Izraelit. ShBA i vuri veto draftit në Këshillin e Sigurimit dhe në këtë kuadër edhe Shqipëria i është bashkuar shumicës.
Vota jonë sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së reflekton pozicionin tonë të pandryshuar për këtë cështje. Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit, dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj te linjëzuar me Bashkimin Evropian
shpreh qëndrimin e saj, Ministria e Jashtme dhe ajo për Evropën.
Një ditë më parë, mediat përcollën mesazhin e ShBA se do ta merrte personalisht këtë votë.
Add new comment