“Lëvizja e ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem, si të lëvizësh frigoriferin nga dhoma e gjumit në kuzhinë”

Postuar në 10 Dhjetor, 2017 12:13

 

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, ka dhënë së fundmi një intervistë për Albanian Daily News, përmes të cilës flet edhe për vendimin e fundit të presidentit amerikan, Trump, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet. 

Rodkin shpreh mirënjohjen e thellë për Trump, duke cilësuar vendimin e marrë si një akt kurajoz dhe të drejtë. 

“Jeruzalemi ka qenë kryeqytet i popullit hebre për 3000 vjet dhe ka qenë kryeqytet i shtetit të Izraelit për afërsisht 70 vjet. Jeruzalemi ka qenë fokusi i shpresave tona, ëndrrave dhe lutjeve tona për mijëra vjet”, shprehet ai. 

I pyetur për pritmëritë e Izraelit ndaj qeverisë shqiptare për këtë çështje, Rodkin shprehet në mënyrë diplomatike se kjo është një gjë e thjeshtë. 
 
“Kryeministri im ka bërë thirrje ndaj të gjitha vendeve që kërkojnë paqen të bashkohen me ShBA në njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit dhe të zhvendosin ambasadat e tyre. Siç ka vënë re dikush tashmë, mund të them se lëvizja e një ambasade nga Tel Avivi në Jeruzalem është një gjë e natyrshme sit ë lëvizësh frigoriferin nga dhoma e gjumit në kuzhinë ku edhe duhet të jetë”, shprehet ai. 

Me vlerësime për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, Rodkin shprehet se për vitin 2018 mendohet të hapet linja ajrore direkte Tiranë – Tel Aviv.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po, edhe une keshtu do te thoja, po te me falte nje banke nja 1 milion dollare! Ky 1 milion leviz nga banjo ne guzhine, sepse permes konsumit tim serish ky lek do te shkoje tek banka! Filozofi e qarte subjektive! Pastaj ky 3000 vjet kryeqytet hebre, mbetet nje fjale goje pa prova! Apo na flet Bibla per ndonje popull nacional asaj kohe, sic i kemi sot?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.