rodkin
“Lëvizja e ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem, si të lëvizësh frigoriferin nga dhoma e gjumit në kuzhinë”
Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin, ka dhënë së fundmi një intervistë për Albanian Daily News, përmes të cilës flet edhe për vendimin e fundit të presidentit amerikan, Trump, për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet.
Rodkin shpreh mirënjohjen e thellë për Trump, duke cilësuar vendimin e marrë si një akt kurajoz dhe të drejtë.
“Jeruzalemi ka qenë kryeqytet i popullit hebre për 3000 vjet dhe ka qenë kryeqytet i shtetit të Izraelit për afërsisht 70 vjet. Jeruzalemi ka qenë fokusi i shpresave tona, ëndrrave dhe lutjeve tona për mijëra vjet”, shprehet ai.
Një ditë pas votës pro Palestinës në OKB
Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Dy gjëra: takimi u bë një ditë pasi Shqipëria votoi pro Palestinës në OKB dhe së dyti, Berisha mbetet pikë referimi, ndonëse PD-ja ka një kryetar të ri.