Mutacionet e gjeneve krijohen në fillim të jetës
Qindra mutacione gjenetike të vogla fillojnë të formohen brenda qelizave fetale menjëherë pas pllenimit, thonë studiuesit amerikanë në një artikull të botuar në revistën “Science”. Ekipi Mjekësor i Universitetit Yale shpjegojnë se shumë prej këtyre mutacioneve ndodhin kur qelizat seksuale fillojnë të formohen në fetus. Kjo praktikisht do të thotë se ato bëhen pjesë e gjenomit të fetusit dhe mund të transferohen nga brezi në brez.
Këto mutacione të hershme gjenetike janë gjithashtu të ngjashme me ato që gjenden në kancer. Kjo, sipas shkencëtarëve, tregon që kanceret mund të lindin si një nënprodukt natyral i ndarjes së qelizave.Dhe shtojnë se këto të dhëna të reja mund të japin më shumë informacion mbi shkaqet e çrregullimeve neuro-zhvillimore siç janë autizmi dhe skizofrenia. Këto sëmundje janë rezultat i anomalive kryesisht gjenetike, por pa gjetur ndonjë gjen të trashëguar që shkakton këto raste.
Së fundi, studimi ndihmon për të justifikuar pse nga binjakët, njëri mund të ketë një çrregullim gjenetik dhe jo një tjetër, ose përse disa nga anëtarët e familjes që kanë një mutacion që shkakton një sëmundje, ajo nuk shfaqet. "Ky vëzhgim ndryshon plotësisht vizionin tonë të zhvillimit njerëzor” shpjegon autorja e studimit, Flora Vakarino, profesore e Neuroshkencës.
Add new comment