Xhafa, sfida me krimin dhe Rilindjen
Fatmir Xhafaj është personi të cilit i është besuar operacioni “Forca e Ligjit”, ku do të asisntojnë ngushtë partnerët ndërkombëtarë, dhe në veçanti amerikanët. Jo rastësisht Edi Rama nuk ishte i pranishëm në prezantimin e Task Forcës ku ambasadori Donald Lu përmendi emrat e Arben Ndokës, Elvis Rroshit, Mark Frrokut dhe Gentian Muhamedit, si raste flagrante të lidhjes së krimit me politikën.
Dy prej tyre të paktën kanë qenë investim i Edi Ramës në politikë dhe prania e kryeministrit në krah të ambasadorit Lu do të kompromentonte vetë ambasadorin amerikan. Kjo ishte një arsye e fortë që Edi Rama të mos ishte i pranishëm në prezantimin e Task Forcës, por të sajonte një inspektim për rehabilitimin e ujësjellësit në Fier.
Gjithsesi nuk munguan deklaratat publiçitare të tij nga komunikimi i javës ashtu dhe nga facebook-u për goditjen ndaj krimit majtas e djathtas. Monolog ku tha se për disa çështje nuk ishte dakord me ambasadorin Lu, por pa i specifikuar për çfarë konkretisht bëhet fjalë.
Edi Rama veproi me të njëtën mënyrë për Saimir Tahirin ashtu siç bëri me Elvis Roshin duke i mbrojtur politikisht deri në fund pavarësisht denoncimeve dhe fakteve publike. Në linjë të kundërt të etsabilishmenmtit të Rilindjes duket se është vetëm ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili nuk është investim i Edi Ramës në politikë, por ka një karrierrë të tij në Partinë Socialiste.
Dhe diskursi i tij publik ka një qasje të ndryshme nga mohimi i shumëçkaje që Edi Rama dhe shumë deputetë të tjerë i kanë bërë situatës së kanabisit. “Të jem i sinqertë nuk i futem sa tonelata janë kapur, nuk do ishte e dobishme, nuk jam për të parë cfarë ka ndodhur, por për të bërë cfarë duhet bërë”-tha Xhafa këtë të mërkurë në Komisionin e Ligjeve.
Basti duket personal dhe politik përballë një shumice në radhët e socialistëve që shkojnë pas fjalëve të Edi Ramës dhe që ndoshta i tremben një verifikimi të hollësishëm të lidhjeve me krimin.
Add new comment