SHBA/Terrorizmi i brendshëm, po aq kërcënues sa Shteti Islamik

Postuar në 29 Shtator, 2017 09:24

Kërcënimi terrorist i brendshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës barazohet me atë të përfaqësuar nga Shteti Islamik. Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit, Chris Wray deklaroi para Senatit se numri i çështjeve nën hetim që tratojnë akte të terrorizmit të aktorëvë të brendshëm në SHBA arrin në 1000. Po kaq është sipas tij edhe numri i çështjeve që lidhen me Shtetin Islamik. Ndërkohë sipas kreut të FBI-së, vetëm vitin e fundit në SHBA janë arrestuar 176 persona të akuzuar për akte terrori motivuar nga synime të brendshme politike. Aktet e terrorit të brendshëm lidhet me ata që quhen supremacistët e bardhë, për të cilët Wray tha se trajtohen po aq seriozisht sa kërcënimet e ISIS. Deklaratat e drejtorit të FBI-së hedhin dritë mbi një realitet të hidhur dhe shqetësues në një vend ku flitet shpesh se autoritet anashkalojnë terrorizmin e brendshëm, për ta zhvendosur vëmendjen drejt terrorizmit të aplikuar nga persona të besimit islam.

http://thehill.com/policy/national-security/352670-fbi-has-1000-open-dom...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.