Nisin testimet e Concord-it të Ri (Video)

Postuar në 28 Shtator, 2017 10:24

Agjencia hapsinore NASA dhe kompania Lockheed Martin kanë investuar deri tani rreth 390 milionë dollarë në një projekt për ndërtimin e një avioni komercial që mund të transferojë pasagjerë nga Nju Jorku në Londër për vetëm tre orë! Aktualisht po kryhen prova me Concord-in  e ri në miniaturë, ndërsa fluturimet e para pilot të avionit të quajtur QueSST mund të bëhen në vitin 2021. QueSST është më pak i zhurmshëm se Concorde, një nga arsyet kryesore që avioni u hoq nga qarkullimi.

Agjencia amerikane e hapësirës testoi me sukses një teknologji të re tejzanore, e cila mund të inkorporohet në avionët komercialë. Kjo teknologji minimizon zhurmën nga pengesat e zërit dhe pothuajse mund ta bëjë silencioz avionin kur fluturon mbi zonat e banuara.

Avioni i ri do të do të arrijë një maksimum  të zhurmës prej 65 decibel nga 90 që shkaktonte Concorde ose sa zhurma e një kamoini që  kalon në autostradë. "Tani kemi  arritur në ato nivele që mund të pranohen nga publiku", ka thënë Peter Iosifidis, menaxher i projektit të projektimit të Lockheed Martin.

http://www.dailystar.co.uk/news/latest-news/647526/nasa-test-new-concord...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.