"Çështjet serbo-shqiptare duhen zgjidhur njëherë e mirë"
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se qëndrimi aktual i Serbisë synon drejt zgjidhjes “njëherë e mirë” të raporteve serbo-shqiptare.
“Dua t’u them serbëve se ne jetojmë në një realitet, në një të shkuar mitike. Por ne nuk kemi humbur gjithçka. Realiteti qëndron larg këtyre dy pozicioneve. Është e rëndësishme që të zgjidhen çështjet serbo-shqiptare njëherë e mirë”, tha ai.
Vuçiç ka nënvizuar se pa konsensusin e Serbisë, Kosova nuk do të bëhet ndonjëherë anëtare e OKB-së. I pyetur nëse është e sigurtë se nuk do të ketë konflikt të armatosur në Kosovë, presidenti serb u përgjigj se:
“Askush nuk mund të garantojë këtë plotësisht, por është arritje e bisedimeve që në katër vitet e fundit, asnjë serb nuk është vrarë në konflikte etnike. Problemi më i madh është me të dëbuarit. Ata nuk lejohet të kthehen”.
Deklaratat e Vuçiç vijnë pas pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e OKB-së ku ai përsëriti qëndrimin serb për Kosovën.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=09&dd=27&nav_id=10...
Add new comment