Ulje në bllok me 20 % e siguracioneve të makinave

Postuar në 24 Gusht, 2017 17:43

Kompanitë e sigurimit kanë ulur sot me të paktën 20% primet për sigurimin e detyrueshëm motorik (TPL-Sigurimi i Detyrueshëm i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjësinë Civile ndaj Palëve të Treta). Ashtu sikurse një vit më parë kur primet u rritën me të paktën 25 %, duket se këtë herë ka një tërheqje në bllok duke i ulur pak a shumë në të njëjtën masë, në mënyrë që askush të mos jetë i avantazhuar në treg.

Në gushtin e 2016-ës kompanitë e sigurimit në një lëvizje të unifikuar rritën primin e sigurimit motorik brenda ditës në masën 25%. Kjo shkaktoi një reagim të gjerë në publik ndërkohe që vuri në lëvizje edhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare e cila deklaroi se nuk mund të ndërhynte në çmimet që kishin vendosur kompanitë pasi tregu ishte I liberalizuar. Në fund AMF vendosi t’i ndëshkonte ato me gjoba për shkak se nuk kishin njoftuar në kohë për ndryshimin e primit të sigurimit.

Gazeta Shekulli shkruan se qysh nga liberalizimi i tregut të sigurimit, që nga vetë AMF, është konsideruar një proces që ndodhi herët dhe me probleme, kompanitë kanë pasur luhatje drastike të primeve ku fillimisht kishim një konkurrencë të hapur me çmime minimale. Kjo solli si efekt rënien e pagesës së dëmeve bruto.

Më pas AMF vendosi një prim mesatar risku tregu duke ju kërkua kompanive që të mos vendosin prime nën këtë dysheme në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e treguesve financiarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.