Mbreti Eduard VIII i Anglisë donte paqe me Hitlerin, Chuchill dhe Eisenhower ndaluan publikimin e dokumenteve

Postuar në 15 Gusht, 2017 08:51

Mbreti Eduard VIII i kurorës britanike dëshironte paqe me Adolf Hitlerin, por në rrugën mes të dyve doli Ëinston Churchill dhe Dëight Eisenhower. Bloomberg raporton mbi disa dosje të publikuara muajin e kaluar nga Arkiva Kombëtare Britanike që tregojnë se kryeministri britanik dhe komandanti suprem i forcave aleate, nuk lejuan publikimin e dokumenteve të kapura naziste, që provonin dëshirën e mbreti për paqe me Gjermaninë naziste. Në dosjet e publikuar është edhe një memo e vitit 1953 e Churchill, klasifikuar Top-Secret ku shpjegohet ekzisenca e një disa telegrmave të palës gjermane në të cilat ka komente apo raportime të Dukës së Windsor, siç njihej mbreti Eduard VIII pasi abdikimit në vitin 1936.

Ai është i bindur se nëse do të kishte qëndruar në fron gjatë kohës së luftës lufta do të ishte shmangur dhe e përshkruan veten si mbështetës të vendosur të një kompromisi paqeje me Gjermaninë”, thuhet në një telegram nga Lisbona ku Duka qëndronte në vitin 1940.

Duka beson se duke vazhduar bombardimin e rëndë do të detyrohet Anglia të jetë gati për paqe”, citohet Eduard VIII.

Ai abdikoi për t’u martuar me një grua nga SHBA, Wallis Simpson. Lëvizjet e familjes gjatë luftës u monitoruan intensivisht nga gjermanët që kërkuan nga Spanja t’u lejonte qëndrimin. Ish-ministri i Jashtëm gjerman, Joachim von Ribentrop u vu në dijeni të komenteve të Dukës kundër politikës së kryeministrit Churchill, ndërkohë që familja ishte zhvendosur në Portugali. Ribentrop kërkoi kthimin e tyre në Spanjë duke patur ndërmend një ofertë për Dukën që të rimerrte fronin. Në këto kushte Churchilli e emëroi dukën si Guvernator të Bahamasit por Duka nuk kishte dëshirë të largohej nga Europa. Në dokumente rezulton se Churchill e kërcënoi me gjyq ushtarak duke zhbërë në fund fare planet e gjermanëve.

Telegramet që përshkruanin operacionin gjerman për nxjerrjen e Eduard VIII nga Portugalia dhe kalimin e tij në Spanjë, u kapën nga aleatët në vitin 1945. Kryeministri britanik i kohës, Clement Attlee I shkruajti Churchillit duke i vënë në dukje se publikimi I dokumenteve do të sillte dëmin më të  madh të mundshëm, ndërkohë që ish-kryeministri u përgjigj duke theksuar se do të do të ishte mirë zhdukja e të gjitha gjurmëve.

Ajo çfarë ndodhi është se Attlee kishte ndryshuar mendje. Në vitin 1951, Churchill rikthehet në detyrën e kryeministrit dhe vihet në dijeni se telegramet ekzistojnë në arkivë. Ai I shkruan Eisenhower duke kërkuar që të mos publikoheshin dokumentetet,  mes tyre edhe një mikrofilm, pasi kështu jepej përshtypja se Eduard VIII kishte qenë në kontakt të ngushtë me agjentët gjermanë, pa lënë mënjanë shërbimin që këto material do t’i bënin propagandës gjermane. Ato u publikuan në vitin 1957 dhe Duka i konsideroi atë kohë si fabrikime. Sot provohet e kundërta.

https://www.bloomberg.com/news/articles/2017-07-19/churchill-tried-to-co...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.