Diplomaci me lopatë dhe ruspa/Pas prishjes së shtëpive në Dhërmi, nis ndërtimi i urës në Dropull

Postuar në 31 Korrik, 2017 14:31

Pas prishjes së dy shtëpive në Dhërmi Athina zyrtare reagoi duke cilësuar se po prishen pronat e pakicës greke në shkelje të ligjeve. Nga pala shqiptare nuk u përgjigj kryeministri dhe as Ministria e Jashtme, por Ministria e Kulturës. Po kështu ndaj një deklarate të shoqatave të Himarës pati heshtje, ndërkohë që një deklarate të Presidentit grek, qeveria shqiptare iu përgjigj sërish me heshtje. Qëndrim ndaj mesazheve të Pavlopoulos mbajti vetëm një parti parlamentare, PDIU-ja.

Është e qartë pra se qeveria po kërkon të ulë tonet prej gravure në raport me Greqinë, e cila së fundmi nuk lë rast pa kujtuar se do të kushtëzojë votën e vet për integrimin e Shqipërisë. Edi Rama fitoi bindshëm në minoritet, por duket se ai vazhdon të manifestojë komplekset dhe pse jo të bëjë edhe llogaritë në raport me shtetin fqinj.

Në këtë kuadër nuk mund të mos shihet si mesazh politik ndërtimi i një ure 33 m në Hllomo të Dropullit nga ushtria, e cila kryesisht ka operuar me këto ndërhyrje në veri, për shkak të specifikave ekonomike.

Në fshatin Hllomo në Dropull. Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë nisur ndërtimin e një ure 33m që do t'i shërbejë disa fshatrave në atë zonë duke lehtësuar ndjeshëm lëvizjen e banorëve atje. FA në krye të detyrës!”, raporton thatë në Facebook, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në profilin e vet në Facebook.

Pak ditë më parë u njoftua edhe rikonstruksioni i manastirit në Sopik, një tjetër fshat në minoritetin grek.

Duhet thënë se mandati i dytë i qeverisë Rama nis me disa defiçenca në fushën e politikës së jashtme, pasi me afrimin e vendit drejt BE-së, duhen shumë më tepër përpjekje dhe punë sesa lojëra imazhi. Për më tepër që tani që zgjedhjet sqaruan peshën elektorale të gjithësecilit, kryeministri mund të çlirohet nga disa kushtëzime.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.