Për Ballist Morinën mbetet vetëm të ndërhyjë NATO

Lexoni se çfarë shkruan njeriu që ka qenë president dhe kryeministër i Shqipërisë për çështjen “Morina”. Sali Berisha përmes një statusi në profilin e vet në Facebook hulumton konspiracione për individin Ballist Morina vetëm e vetëm për të gjetur një argument që do t’i lejojë marrjen e një poze që nuk ja lejon më katandia e asaj që quhet Partia Demokratike. Nuk do shumë imagjinatë të merret me mend se nëse zotëria do të kishte qenë në pushtet do kishte propozuar tituj e dekorata, buste e pse jo edhe monumente, si e si për të qenë zëri i parë në një këngë që është pasuri e një mejhaneje dhe asgjë më shumë. Lexojeni statusin e atij që nisi karrierën politike si intelektual:
Ballist Morina, ylli i tifozerise shqiptare dhe boterore tashme i burgosuri politik numer 1 i Ballkanit!
Ai eshte viktime e takimit koke me koke Rama - Vuçiç!
Te dashur miq, keto dite, nje gjykate kroate, me absurditet absolut ka vendosur te ekstradoje pa asnje shkak ligjor ne Beograd simbolin e tifozeve kuq e zi por dhe njeriun simbol te tifozeve paqesor ne bote; Ballist Morinen.
Ky eshte sot i riu me i persekutuar, me i ndjekur ne Ballkanin e mbushur me kriminelet me te rrezikshem te te gjitha llojeve dhe qe qarkullojne te lire edhe ne zyrat kryesore shteterore. Nderkohe qe krimi i tij i vetem, ishte leshimi i nje droni me banderolen e nje harte sui generis dhe portretet e Ismail bej Vlores dhe Isa Buletinit mbi stadiumin e Beogradit gjate ndeshjes midis kombetareve te Shqiperise dhe Serbise.
Me kete akt historik, i riu Ballist Morina i beri nje sherbim te madh paqes. Ai i tregoi mbare botes se cilat jane permasat e verteta te primitivizmit te nacionalizmit serb, ndaj dhe ai u be pa medyshje star i tifozerise botetore.
Ballist Morina ishte ceshtje e pare e takimit koke me koke Rama - Vuçiç, ne te cilin Vuçiç i kerkoi Rames arrestimin dhe ekstradimin e tij ne Beograd si hellin e nacionalisteve te Beogradit dhe si shperblim per kete hoqi Olsi Ramen nga rrethi i kuq qe Beogradi e kishte vendosur pas kesaj ndeshje. Pas ketij takimi fillon kalvari i ndjekjes se eger e Ballist Morines.
Edi Rama, siç i kishte premtuar Vuçiçit, do te arrestonte Ballistin ne Tirane para zhvillimit te ndeshjes se kthimit Shqiperi - Serbi ne Elbasan, sikur te ishte ndonje terrorist.
Arrestimi i tij pa asnje shkak real u be me qellim ekstradimin e tij ne Beograd, por, reagimi i forte i publikut dhe simpatia e madhe ne tifozerine boterore e tij, detyruan Ramen te heqe dore nga ky akt antinjerezor dhe antikombetar.
Natyrisht kalvari i Morines ne perputhje me marrveshjen Rama-Vuçiç vazhdonte. Ate e ndiqnin ne emer te serbomadhise tre shtete te Ballkanit; Serbia, Shqiperia dhe Maqedonia. Me ne fund, me kombinime te turpshme te fshehta dhe nderhyrje te denueshme, Edi Rama arriti qe, me vendimin absurd te nje gjykate te nje vendi mik, te hedhe ne gojen e ultranacionalisteve serb, siç kishte premtuar Vuçiçit, te riun Ballist Morina, duke e shnderruar keshtu yllin e tifozerise boterore ne te burgosurin politik numer nje te Ballkanit!
Duke denuar me force te gjitha kurthet dhe inskenimet politike ndaj te riut Morina, u bej thirrje autoriteteve kroate te rishqyrtojne kete vendim te padrejte. Ju bej te gjithe organizatave nderkombetare te te drejtave te njeriut si dhe institucioneve nderkombetare si OSBE, Keshillit te Europes, Parlamentit Europian, te bejne gjithcka qe i burgosuri politik Ismail Morina te lirohet menjehere!
Add new comment