Mesazhi i Gjukanoviç: Krijuam shtetin dhe kthyem vendin drejt Perëndimit. Vëllezërit ortodoksë sllavë na sulmuan
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç ka deklaruar në një takim me përfaqësues të partisë së tij, Partia Demokratike e Socialistëve, në Danilovgrad, se politika e tij dhe pushteti i zgjedhur me votë, u sulmua për të ndryshuar të ardhmen e Malit të Zi.
“Fitorja e tetorit u arrit në kushte ndër më të vështirat. Ishte një fitore e shkëlqyer e vendosmërisë malazeze për të mbrojtur lirinë e tij dhe të drejtën për të zgjedhur. E drejta jonë nuk ka qenë ndonjëherë nën sulm dhe e kërcënuar sa në tetor të vitit 2016. Politika jonë u sulmua brutalisht me synimin për të rrëmbyer të drejtën për orientuar të ardhmen tonë. Sulmi ishte djallëzor dhe erdhi nga vëllezërit tanë ortodoksë sllavë, më të shumtë në numër, të cilëve e keqja më e madhe u ndodhi sepse Mali i Zi u iku pretendimeve të tyre për të na sunduar. Ky brez kishte fuqinë për dy fitore historike: njëra ishte të rinovonte pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit pas 100 vjetësh dhe e dyta ishte kthesa historike e këtij brezi drejt sistemit të vlerave perëndimore”, tha Gjukanoviç.
Një mesazh i qartë që synon të vendosë Malin e Zi në një kurs të panegociueshëm në raport me të ardhmen.
http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2017&mm=07&dd=28&nav_id=101938
Add new comment