kthesa historike
Mesazhi i Gjukanoviç: Krijuam shtetin dhe kthyem vendin drejt Perëndimit. Vëllezërit ortodoksë sllavë na sulmuan
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri malazez, Milo Gjukanoviç ka deklaruar në një takim me përfaqësues të partisë së tij, Partia Demokratike e Socialistëve, në Danilovgrad, se politika e tij dhe pushteti i zgjedhur me votë, u sulmua për të ndryshuar të ardhmen e Malit të Zi.