Maqedonia drejt çtensionimit me Bullgarinë –prezantohet Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë

Postuar në 19 Korrik, 2017 14:19

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka prezantuar sot në Parlament një draft marrëveshje që pritet të nënshkruhet me Bullgarinë sipas të cilës kërkohet të pranohen dallimet kombëtare mes maqedonasve dhe bullgarëve për të eliminuar çdo tezë ekspansive.

Me marrëveshjen në fjalë, qeveria e Republikës së Maqedonisë edhe njëherë afirmon veçantinë e popullit maqedonas, gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas. Në marrëveshje nuk ka dilemma se bëhet fjalë për dy shtete, popuj dhe dy gjuhë”, tha ai.

Po kështu Zaev ka premtuar se ligji për gjuhët do të miratohet përpara zgjedhjeve lokale dhe kjo do të çojë në gjykimin e tij në rritjen e mbështetjes për qeverinë nga të gjitha etnitë që jetojnë në Maqedoni. Gatishmëri ka shprehur kryeministri maqedonas edhe për të mbyllur çështjen e emrit me Greqinë dhe negociatori i njohur për këtë problem, Nimtez, ka shprehur optimizëm se diçka po lëviz.

Marrëveshja me Bullgarinë është për Fqinjësi të Mirë, diçka si Traktati i vitit 1996 mes Shqipërisë dhe Greqisë. Opozita maqedonase e VMRO DPMNE ka kërkuar që në tekst të përmendet termi popull maqedonas, diçka që nga nacionalistët bullgarë nuk pranohet. Marrëveshja pritet të nënshkruhet në 2 shkurt në Shkup.

http://www.alsat-m.tv/projekt-marreveshje-me-bullgarine-para-komisionit-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.