fqinjesia e mire
Maqedonia drejt çtensionimit me Bullgarinë –prezantohet Marrëveshja e Fqinjësisë së Mirë
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka prezantuar sot në Parlament një draft marrëveshje që pritet të nënshkruhet me Bullgarinë sipas të cilës kërkohet të pranohen dallimet kombëtare mes maqedonasve dhe bullgarëve për të eliminuar çdo tezë ekspansive.
“Me marrëveshjen në fjalë, qeveria e Republikës së Maqedonisë edhe njëherë afirmon veçantinë e popullit maqedonas, gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas. Në marrëveshje nuk ka dilemma se bëhet fjalë për dy shtete, popuj dhe dy gjuhë”, tha ai.
Një ekspert nga Vjena për “problemet dypalëshe” të Shqipërisë me fqinjët
Para disa ditësh ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë në Greqi, të cilën disa media u përpoqën ta trajtonin si shteruese në pikëpamje të diskutimit të çështjeve mes të dyja vendeve. Bushati, që është shkolluar në Greqi, i hapi rrugën një njoftimi zyrtar shumë të thatë, për të lënë mediat që të informonin me “burime” suksesin e vizitës. Zbardhja e konferencës për shtyp mes tij dhe homologut grek, Kotzias, nga Ministria e Jashtme e Greqisë, hodhi dritë mbi faktin se në takime ishte folur për të gjitha çështjet.