Vuçiç takon Pence: "Ne kemi politikë të pavarur". Ftesë presidentit Trump për të vizituar Beogradin

Postuar në 18 Korrik, 2017 12:23

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar pas takimit me zv.presidentin amerikan, Mike Pence, se Serbia nuk mund të plotësojë çdo kërkesë që i bëhet. Duke folur për Tv Pink, ai tha se takimi kaloi shumë mirë, toni i bisedës dhe i përmbajtjes ishte i kënaqëshëm dhe Pence nuk e vuri për asnjë moment në situatë të vështirë.

SHBA nuk është armik i Serbisë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të patur një sjellje të ndryshme të SHBA-së drejt Serbisë. Serbia nuk mund të përmbushë çdo kërkesë. Ne kemi një politikë të pavarur dhe nuk mund t’iu përgjigjemi çdo çështjeje që na kërkohet nga mikpritësit tanë. Ne nuk do të biem dakord për çdo gjë, nuk është realiste dhe e mundshme, por këto diferenca nuk ka pse të përkeqësojnë marrëdhëniet tona”, tha Vuçiç.

Ai ka sqaruar se ka biseduar me Pence për marrëdhëniet në rajon, marrëdhëniet dypalëshe, terrorizmin etj.. Vuçiç ka deklaruar se për marrëdhnëiet me Rusinë, ai foli hapur, pa dorashka dhe kjo u pëlqye nga Pence.

Serbia ka politikën e vet të pavarur…I shpjegova sesi ndihen serbët dhe sesi ndihen të mohuar, dissa herë të poshtëruar dhe se kjo duhet të ndryshojë”, shtoi ai.

Mediat serbe raportojnë se në takimet e zhvilluara në Washington, me Këshillin e Biznesit për Mirëkuptimin Ndërkombëtar kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të kompanive si Coca Cola, UBER, Rio Tinto, Bechtel, General Electric, NCR, Motorola, Freeport etj..Duket se presidenti serb ka kërkuar të qetësojë SHBA-të mbi raportet me Rusinë, duke theksuar politikën e pavaruar, e cila është e tillë sipas tij jo vetëm si akt deklarativ përpara SHBA-së, por përkundrejt të gjithëve. Mbetet për t’u parë si do të rrjedhin marrëdhëniet me SHBA që këtej e tutje, por stina e armiqësisë ndoshta po shkon drejt fundit dhe ky mund të jetë problem për botën shqiptare që përgjithësisht adaptohet me politika që bazohen mbi polarizimin gjeopolitik në Ballkan.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=07&dd=18&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.