Tur europian i liderëve fetarë në përkujtim të viktimave të terrorizmit
Dhjetëra liderë fetarë kanë nisur një tur europian në përkujtim të atentateve terroriste në Francë, Belgjikë, Britani e Madhe. Turi synon të japë një mesazh kundër sulmeve dhe të denoncojë. Nisma u mor nga disa imamë, teologë të Islamit nga Franca, Belgjika, Britania e Madhe dhe Tunizia, të cilëve iu bashkuan edhe përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare. Turi përfshin Berlinin, ku organizatorët do të takohen me kancelaren Angela Merkel, Brukselin, Nisën dhe kthimi në Paris, më 14 korrik, që përkon me 1 vjetorin e sulmeve në Nisë.
“Jemi këtu për të thënë se besimi ynë dhe vlerat e Islamit i kundërvihen vrasjeve”, u shpreh imami Hassen Chalghoumi.
Pjesëmarrësit, rreth 30, do të udhëtojnë me autobuz dhe pritet që numri të shkojë 60.
Add new comment