Rama konfirmon pazarin e “mbyllur” PS-LSI
Kryeministri Rama konfirmoi sot “pazarin” e mbyllur mes tij dhe Ilir Metës, në përpjekje për të sqaruar kërkesën drejtuar Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të shtyrë afatin e regjistrimit të koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit. Fjala e tij u jep të drejtë dyshimeve se qëndrimet e LSI-së kanë qenë daulle bosh dhe kanë zhgënjyer ata që prisnin një bashkim të saj me PD-në.
“Aksi strategjik i koalicionit është e do të jetë aksi i PS me LSI. Ata që e kanë shpresuar dhe bërë cmos ta godasin këtë aks që ditën e parë janë zhgënjyer e do vazhdojnë të zhgënjehen. Nëse në këtë proces ka pasur qasje të ndryshme nga ne dhe partnerët tanë strategjik në koalicon nuk ka nënkuptuar asnjë sekondë ndonjë lëvizje nga marrëdhënia kontraktuale me 1 milonë njerëz që na votuan per te qeverisur me këtë koalicion, por shprehje e dy opinioneve të ndryshme me si mund të lehtësohet rruga e zgjidhjes për të nxjerrë PD nga një qorrsokak ku u fut vetë”- deklaroi Rama ne parlament.
Add new comment