Ivanov: Nuk e mandatoj koalicionin  Zaev -Ahmeti. Koalicioni VMRO-DPMNE – PDIU u prish nga një telefonatë

Postuar në 15 Prill, 2017 14:31

Presidenti maqedonas George Ivanov ka përsëritur edhe njëherë se dalja nga kriza politike ku ka hyrë vendi nuk mund të bëhet duket mandatuar Zoran Zaevin. Në një intervistë për gazetën austriake “Wiener Zeitung” Ivanov ka argumentuar me disa akrobaci “kushtetuese” se për cilat arsye nuk është mandatuar Zaev.

Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, unë bëra atë që unë dhe paraardhësit e mi gjithmonë e kemi bërë, fituesit të zgjedhjeve gjithmonë i ndahet mandati për konstituimin e Qeverisë. Por, VMRO-DPMNE nuk arriti të koalicionojë me partitë shqiptare, në afatin e paraparë prej 20 ditëve, në pajtim me Kushtetutën. Të jem më preciz, koalicioni gjegjësisht ishte i dakorduar. Por, në orën e fundit pati thirrje telefonike dhe koalicioni u prish”, u përgjigj presidenti Ivanov.

http://www.alsat-m.tv/ivanov-per-viner-cajtung-qeveria-pa-mandatin-e-pre...

http://www.wienerzeitung.at/nachrichten/europa/europastaaten/885855_Wir-...

Një qëndrim që ka besueshmëri po të kujtojmë këtu ngjarjen e dikurshme me zgjedhjen e presidentit të Kosovës kur doli në skenë se gjërat në fakt vendoseshin me sms nga ambasadori amerikan. Platforma e Tiranës është një dokument që për një palë politike në Maqedoni po rrezikon shtetin dhe pamundëson rrugët e legjitmitetit. Kështu Ivanov ka qenë i qartë dhe pa dilema: Koalicioni mes LSDM-së dhe partive shqiptare nuk do të mandatohet.

“Unë koalicionit të tillë nuk do t’ia jap mandatin, edhe atë për arsye politike”, është shprehur ai duke nënvizuar se një qeveri, me Kushtetutën maqedonase nuk mund të krijohet pa mandatin e Presidentit.

Në aspektin juridik është e pamundshme që të formohet qeveri pa mandat të caktuar. Një qeveri e tillë do të ishte jolegjitime nga presidenti, gjegjësisht pa bazë institucionale”, ka deklaruar Ivanov.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.