Berisha improvizon: Mosdënimi i komunizmit në Shqipëri, fajtore e Majta europiane dhe Soros

Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë ka marrë pjesë sot në Samitin e Lirisë në Tiranë ku ka folur për komunizmin në Shqipëri. Për të cilin mund të thuhet shumë, e mes të cilave është edhe dështimi i të djathtës së parë që prodhoi pluralizmi për të pastruar sa më shumë pasojat e tij. Berisha ka larë duart duke deklaruar se dy ishin faktorët që pamundësuan mosdënimin e krimeve të komunizmit: E majta europiane dhe Soros.
“Faktori i parë dhe kryesor që komunizmi nuk u dënua është E majta europiane. Socialistët në Europë gjetën me qindra arsye per të bllokuar një proces që ishte vital per shoqërinë. Disa përpjekje rudimentare u bënë nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Europës, per denimin e komunizmit por rezolutat nuk kishin fuqi detyruese. Keshtu qe e vërteta është se asnjëherë komunizmi nuk u dënua.
Faktori i dytë madhor, dhe e di që shumë prej jush do surprizoheni është faktori Xhorxh Soros. Po. Po ju them se Xhorxh Soros u bë një faktor thelbësor në ndihmën që u dha mbetjeve të komunizmit në vendet ish komuniste. Pse e them këtë? Fatmirësisht, Fatmiri (Mediu) e di dhe e mban mënd se që nga viti ‘93 jam përplasur shumë herë me të, dhe përplasjet e mia me të s’kanë të bëjnë me fitoren e Trump. Jo. Soros që në fillim ndihmoi partinë e opozitës. Ok, asnjë kundërshtim me këtë. Por ajo që ishte tmerrësisht e dëmshme, Soros ndërtoi një shoqëri civile totalisht të varur nga ish -partia komuniste, duke deformuar kështu esencën, thelbin kryesor të shoqërisë civile. Nëse merrni listën e shoqërisë civile në këtë vend, ju siguroj se 99% e tyre janë leva të ish partisë komuniste. Pra, në këtë drejtim ai dëmtoi shumë...”, tha Berisha.
Ka njeri që beson se kjo është e vërteta? Se mos-hapja e dosjeve, se përdorimi i ish-agjentëve të Sigurimit, flirtimi me njerëz të regjimit dhe banalizimi i antikomunizmit në zhgarravitje lapidarësh, nuk ishin një mënyrë për të diskredituar një proces kaq jetik? Natyrisht mundet të pranohet mosditja për të orientuar dekomunistizimin, por është e dyshimitë nëse ka patur një vullnet të tillë. Sidomos kur sheh se PS-ja dhe PD-ja ja kanë kaluar aq mirë në një pikë që përbën plagën sociale kryesore të ekonomisë në Shqipëri: të famshmin ligj 7501.
Comments
Hahaaaaaaaaaaaaaa!
O Sale, po or burre i dheut po e dhjet fare tashti. Megjithese ato qe thua ti edhe mund te jene pjese e te vertetes, faktori kryesor qe mbetjet e komunizmit ne Shqiperi bejne edhe sot ligjin, je ti or zoteri. Ti kishe mbeshtetjen e shumices se popullsise ne fillim te viteve 90te dhe edhe fuqi e pushtet qe te beje nje purifikim te shoqerise shqiptare si ne asnje vend tjeter te lindjes. Me kalimin e kohes po behet gjithnje e me e qarte qe ti kishe nje rol te percaktuar qarte per ecurine e metejshme politike te Shqiperise. Se nga kush, kete vetem ti e di, por edhe nuk eshte shume zorr te merret me mend. Ajo qe eshte me e turpshme eshte qe ende ne Shqiperi nuk ka nje parti te djathte me programe te qarta. "Lufta" e batutave me Edvin Piktorin nuk te shpie gjekund, e shumta ju qe te dy kenaqni tifozet tuaj personale dhe halabakerine qe kujton se politike behet vetem duke share e vjell vrer.
Po Ti Xhaje ku ben pjese...!
Po Ti Xhaje ku ben pjese...!
Demokracia pune e madhe.
Po perse ti mendon qe duhet te besh pjese patjeter ne ndonje prej gjirizeve qe ofrohen?
cfare mendoj une
Ik sale e mos u dil me perpara shqiptareve.Te gjitha te zezat e ketij vendi kane vetem emrin tend.Leri rehat e mos u dil me perpara shqiptare,se ndryshe nje dite do te zgjohen dhe do marrin hak.
Add new comment