Irani, i gatshëm të vërë në dispozicion bazat e veta ushtarake për Rusinë
Irani është i gatshëm të hapë bazat e veta për Rusinë në kuadër të luftës në Siri. Kjo është bërë e ditur nga ministri i Jashtëm Iranian, Mohammad Javad Zarif, sipas të cilit kjo do të shihet rast pas rasti.
“Rusia nuk ka baza ushtarake në Iran, ne kemi bashkëpunim të mirë dhe duke parë sipas rasteve, kur të jetë e nevojshme për rusët në luftën kundër terrorizmit që të përdorin objektet iraniane, ne do të marrim një vendim”, tha ai.
Zarif ndodhet në Moskë si pjesë e delegacionit të kryesuar nga presidenti Rouhani që pritet të takohet me homologun Putin. Vitin e kaluar rusët përdorën një bazë në perëndim të Iranit për të goditur instalime të militantëve islamikë në Siri dhe kjo përvojë duke se mirëpritet nga Irani. Teherani zyrtar është nën syrin e administratës së re amerikane e cila nuk e vlerëson marrëveshjen bërthamore të arritur nga administrate Obama. Po kështu Irani është i përfshirë në luftën që po zhvillohet në Jemen, ku amerikanët dhe aleatët e tyre nuk e kanë mirë situatën.
Add new comment