Arbitrazhi me Bankers Petroleum, peng i 240 mijë dollarëve? Manjani aludon për zgjedhjen e studios së avokatisë

Postuar në 09 Mars, 2017 18:40

5 muaj pasi ka marrë vendimin për të çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit kompaninë Bankers Petrolium për çështjen e 60 milion dollarëve tatim – fitim që pretendojnë të marrin financat shqiptare vetëm për vitin 2011-të, pala shqiptare nuk ka mundur të hapë çështjen në këtë gjykatë. 

Shkak është bërë pagesa që kërkohet të jepet për Gjykatën Tribunale të Arbitrazhit prej 240 mijë dollarësh, dhe që akoma dhe sot, qeveria nuk ka miratuar asnjë fond.

Televizioni Klan, ka arritur të sigurojë një dokument konfidencial që sekretariati i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit i ka çuar palës shqiptare, ku i nënvizon afatet dhe kushtet për të zhvilluar seancën.

Shqipëria duhet të paguajë 240 mijë dollarë deri në datën 13 mars, ose çështja nuk do të merret në shqyrtim.

"Burime konfidenciale thonë për Televizionin Klan, se pengesë për dhënien e këtij fondi është bërë ish-ministri i drejtësisë, i cili e ka konsideruar pagesën për hapjen e çështjes kundër Bankers të parëndësishme.

Të njëjtat burime konfirmojnë se janë në pritje të një shume që do të jepet nga kompania shtetërore Albpetrol, në mënyrë që të mos digjen afatet dhe Shqipëria të nisë betejën për të fituar 60 milion dollarë. Nëse çështja fitohet, atëherë do të vendoset një precedent për koncesionarin e naftës, për të paguar tatimin edhe në vitet e tjera pasardhëse.

Burime nga Avokatura e Shtetit e pranojnë këtë problematikë, madje thonë se kjo nuk është e vetmja, por janë shumë çështje të tjera të cilat mund të fitohen në arbitrazh, por nuk jepen fonde për të zhvilluar seanca", raporton "TV KLAN". 

Ish-ministri i Drejtësisë: Përgjegjësia e Kryeministrit 

 Në një reagim rreth kësaj çështjeje, ish-ministri i Drejtësisë, Manajni tha për "opinion.al" se situata lidhet me vendimet e zyrës së kryeministrit.

"Pergjegjesine shteterore e ligjore per te mbrojtur shtetin ne cdo procedure gjyqsore e ka Avokatura e shtetit dhe jo Ministria e Drejtesise.

  1. Ne respekt te ligjit dhe i vendosur per te mos lejuar asnje abuzim ne perzgjedhjen e studiove private te Avokatise, nuk ka miratuar asnje procedure per perzgjedhje studiosh nga Avokatura e shtetit. Sic e kam bere te qarte edhe me pare, perzgjedhja e studiove te avokatise ashtu sic propozohej ishte pa konkurrence dhe qe linte shteg per abuzime!
  2. Per rastin ne fjale shteti nepermejt AKBN kishte perzgjedhur me pare nje studio avokatie dhe nuk ishte bindese qe te zgjidhej nje studione re pa vleresuar me pare suksesin e firems ekzistuese. Por ne cdo rast kjo pergjegjesi nuk i takon Ministrit te Drejtesie.
  3. Si minister i drejtesise, propozova nje vkm per te disiplinuar perzgjedhjen e studiove te avokatise ne menyre transparente profesionale dhe me sa me pak kosto. Por kjo VKM nuk u miratua asnjehere dhe jo për fajin tim! Per me shume informacion perse kjo vkm nuk u miratua duhet tu jape informacion Keshilli i Ministrave. Aty duhet kerkuar dhe pergjegjesia nese shteti humb kete gjyq".

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.