Erdogan: Zyrtarët gjermanë po sillen si nazistë
Tensionohen edhe më shumë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Gjermanisë, pas deklaratave të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan që i karakterizoi si "naziste" vendimet e autoriteteve gjermane për të ndaluar tubimet politike të politikanëve turq në qytetet gjermane në mbështetje të referendumit të prillit.
"Nuk ka ndryshim (në sjelljen e gjermanëve) nga periudha naziste," tha Erdogan, duke iu referuar taktikave të zyrtarëve gjermanë, duke i hedhur më shumë "benzinë zjarrit" në marrëdhëniet tashmë të tensionuara mes dy vendeve.
Duke folur në një tubim në Stamboll, Erdogan tha se "gjermanët nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me demokracinë dhe duhet të jenë të vetëdijshëm se veprimet e tyre aktuale janë të padallueshme nga ato të periudhës naziste. Kur ne i themi këto, ata fyhen. Nuk e kuptoj pse!"
24 orët e fundit ministrat e jashtëm të Gjermanisë dhe Turqisë Çavuşoğlu dhe Gabriel provuan të ulin tensionet, por nuk patën sukses. Për më tepër, të shtunën pasdite Çavushogllu dhe Merkel kishin një bisedë telefonike e cila u karakterizua si "konstruktive" nga të dyja palët.
http://www.bbc.com/news/world-europe-39173296?ocid=socialflow_facebook&n...
Add new comment