Lu jep mesazhe informale për Çadrën dhe Vetingun
Faktori Ndërkombëtar e ka bojkotuar si të thuash protestën e opozitës aq më tepër që dalja në rrugë e Partisë Demokratike u shoqërua me largimin nga parlamenti, cc’ka nuk mirëkuptohet nga partnerët europianë dhe ata amerikanë.
Heshtja, sado që të interpretohet si një lloj neutraliteti lexohet si një mbështetje ndaj qeverisë, e cila ka ndonjëherë ka shkarë nga bataku dh ka folur edhe në emerë të ndërkombëtarëve. Gjithsesi pritej me shumë interes, qëndrimi i ambasadës amerikane, e cila në fakt vetëm sa lajmëroi qytetarët e saj të kishin kujdes ditën e protestës në 18 shkurt.
Në rrugë informale, ambasadori Lu ka përcjellë një qëndrim për protestën e opozitës, duke kërkuar atë që kërkon edhe qeveria, pra që Partia Demkratike ti rithehet menjëherë jetës parlamentare dhe të votojë Komisionet e vettingut.
Lajmi raportohet nga Ora News sipas të cilit, kërkesa e Ambasadorit amerikan Donald Lu është artikuluar gjatë një dreke pune me gazetarë të njohur në vend. Sipas të njëjtave burime, ambasadori amerikan është shprehur se bojkoti bllokon reformën në drejtësi dhe reformën zgjedhore.
Ai ka apeluar palët të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje por pa penguar proçesin e vettingut për të cilin është votuar në ndryshimet kushtetuese të 22 korrikut. “SHBA mbështet kërkesën për zgjedhje të lira për dekriminalizimin dhe për lirinë e shtypit por këto çështje të mos lidhen me zbatimin e reformës në drejtësi dhe proçesin e vettingut”ka thënë më tej Lu.
Ajo që mbetet mister është se me cilët gazetarë i ka konfiduar ambasadori këto qëndrime dhe pse nuk i artikulon ato publikisht, kur ai ka treguar se nuk ka asnjë problem me shqipen dhe mesazhet e drejtëpërdrejta që përdor.
Add new comment