Siria ndahet në zona autonome, Assad mbetet President

Postuar në 29 Dhjetor, 2016 09:58

Siria do të ndahet në zona informale dhe Bashar al-Assad do të mbetet president për disa vjet. Të paktën këtë skicon marrëveshja mes Rusisë, Turqisë dhe Iranit, sipas burimeve të cituara nga "Reuters". Sipas të njëjtave burime një marrëveshje e tillë, e cila do të lejojë autonominë rajonale brenda një strukture federale që kontrollohet nga alavitët e Assad është në një fazë të hershme dhe do të kërkojë kohën e vet për të bindur Assad, rebelët, vendet e Gjirit dhe SHBA.

"Ka pasur një avancim drejt një kompromisi" - tha Andrei Kortounof, drejtor i përgjithshëm i Këshillit rus për Çështje Ndërkombëtare, një institut projektimi që punon për Ministrinë e Jashtme ruse. "Një marrëveshje përfundimtare do të jetë e vështirë, por pozitive është se disa vende kanë lëvizur nga pozicionet e tyre"-shton më tej ai.

Marrëveshja e re parashikon ndërprerje të kompetencave për presidentin Asad. Rusia dhe Turqia do të lejojnë që ai të qëndrojë deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, kur dhe do të japë dorëheqjen në favor të një kandidati më pak polarizues nga rradhët e alavitëve, ku disa emra janë raportuar si pasardhës. Gjithsesi largimi i Assad do të bëhet në një mënyrë që ai të ruajë reputacionin dhe të ketë garancinë për sigurinë e tij dhe të familjes.  Pamvarësisht raportimit se Irani është pjesë e marrëveshjes, sërish thuhet se Tehereani duhet te bindet para se të thotë "po-në perfundimtare.

Reuters thotë se është e qartë se presidenti Vladimir Putin dëshiron të luajë një rol udhëheqës në përpjekjet për të arritur një marrëveshje përfundimitare, fillimisht me Turqinë dhe Iranin. Kjo do të rrisë ndikimin e një Rusie që rikthehet si një  fuqi globale dhe një lojtar i madh në Lindjen e Mesme.

"Prioriteti ynë nuk është të shohim Assad të largohet, por terrorizmi të jetë i mundur"-tha një zyrtar i lartë turk i cili kërkoi të mos identifikohet. "Kjo nuk do të thotë që ne miratojmë Assad-in. Por ne duhet të arrijmë një marrëveshje. Kur të eliminohet Shtetit Islamik, Rusia mund të mbështesë Turqinë në Siri duke asgjesuar PKK-në”-tha zyrtari turk.

http://www.reuters.com/article/us-mideast-crisis-syria-deal-idUSKBN14H12V

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.