PS vazhdon zhurmën me Sali Berishën (Video)
Mbledhja e Komisionit Hetimor për privatizimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ku ishte thirrur për të dëshmuar ish-kryeministri Sali Berisha u shoqërua me tension që në fillim. Arben Ristani si anëtar i Komisionit kërkoi që Taulant Balla të mos drejtojë komisonin, me argumentin se është në konflikt interesi për shkak se ka qenë i dënuar për shpifje në një proces gjyqesor me familjarët e ish –kryeministrit.
Kjo kërkesë e bërë nga opozita u bë shkak që situata të percipitojë në akuza mes drejtuesit të komisionit dhe ish-kryeministrit Berisha, i cili më pas u largua nga mbledhja, duke kërkuar nga shërbimet e kuvendit të verifikojnë procedurat nëse kryetari i këtij komisioni është në konflit intersi. Duke pëfituar nga statusi që i jep drejtimi i Komisionit Hetimor, Taulant Balla lëshoi një deklaratë që me gjasë kënaq jo pak elektoratin e Partisë Socialiste se Sali Berisha meriton burgun, një refren me të cilin e majta motivohet dhe motivon të vetët, 20 e kusur vjet.
Çfarë kuptimi ka një protagonizëm i tillë i atij që mund të quhet mazhordomi i kryetarit Edi Rama, kur Prokuroria dhe Gjykata kanë pushuar çështjen e hetimit të privatizimit të OSHEE, për të cilën është ngritur ky komision dhe ku të dyja palët kanë qenë të akuzuara. Pse Sali Berisha meriton burgun dhe Damian Gjiknuri jo, për të cilin ka patur një kallzim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit? Pse vendimet e Gjykatave janë me vlerë kur ato vendosin në favor të zyrtarëve të pushtetit? Përralla me "gogolin" Sali Berisha vazhdon të serviret edhe me shfaqje të tilla që ndryshe quhen zhurma për aq kohë sa audienca e partisë nuk rreshtbsë duartrokituri.
Comments
Komenti
Nje koment dhe nje titull i sakte. Mediat e majta qe jane shumica derrmuese e mediave shqiptare, po trumbetonin: Berisha-Balles: Perdhunues! Berisha nuk deshmon, Balla nuk lejohet te kryeje detyren e tij... etj, etj! E dine mire celesin magjik per te fituar simpatine e 60% te shqiptareve te cileve u ka mbetur ora 12 qe nga viti 1997 dhe nuk shohin me objektivitet asgje tjeter! Mjafton vetem qe keta te PS te thone qe Berisha meriton burgun dhe ka shume me teper efekt sesa edhe te ndermerret ndonje mase kunder tij. Vetem na mbetet te imagjinojme vitin 2045 kur keta te Rilindjes, ende ne pushtet, me fjalet "Berisha meritonte burgun", do prekin zemrat e shqipetareve dhe fitojne edhe nje mandat tjeter per te qeverisur!
Add new comment