OKB: Pranvera Arabe u ka kushtuar ekonomive të rajonit 614 miliardë dollarë

Postuar në 12 Nëntor, 2016 15:39

Pranvera Arabe, ose ndryshe zinxhiri i revoltave që çuan në përplasje të armatosur në shumë vende të Lindjes së Mesme duke nisur që nga viti 2010, ka kushtuar 614 miliardë dollarë. Kjo shifër del në një raport të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Komisioni Ekonomiko – Social për Azinë Perëndimore, sipas të cilit vlerësimi përfshin një tërësi faktorësh.

Ky është studimi i parë i këtij lloj që vlerëson pasojat e konflikeve që shpërthyen fillimisht në Tunizi. Kryetari i Komisionit, Mohamed el Moctar Mohamed El Hacene deklaron se në rastin e Pranverës Arabe, nuk u pa ndonjë masë për rimëkëmbjen e këtyre vendeve siç ka ndodhur në rajone të tjera, si Europa Lindore, Amerika Latine dhe Ballkani. Ky është një vlerësim që zgjon shumë dyshime për politika me dy standarde, për të cilat së fundmi akuzohen shumë institucione ndërkombëtare.

Për ilustrim vlen edhe një shifër e jashtëzakonshme: vetëm konflikti sirian ka prodhuar 400 mijë viktima dhe ka provokuar dëme që llogariten në 259 miliardë dollarë që nga viti 2011.

 

https://www.middleeastmonitor.com/20161111-un-arab-spring-cost-middle-ea...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.