Eurodeputeti hungarez Schopflin: Koka derri përgjatë kufirit që të ndalen refugjatët
Një deputet hungarez i Parlamentit Europian, profesor dhe ish – punonjës i BBC-së ka provokuar reagime me disa deklarat të tij në Twitter. Gyorgy Schopflin ka replikuar me një aktivist të të drejtave të njeriut, Andreë Stroehlein i cili kritikonte masat e marra nga Hungaria për të ndaluar refugjatët të hynin në vend. Sipas eurodeputetit hungarez, vendosja e imazheve njerëzore përgjatë kufirit nuk ka vlerë, por ndoshta vendosja e imazheve të kokave të derrit mund t’i ndalte ata.
Një deklaratë që ka çuar në polemika. Hungaria është ndër vendet me politikën më antimigratore. Viktor Orban ka folur madje për kërcënim të qytetërimit perëndimor kristian etj., diçka që i kujton botës se engjëjt e së shkuarës kanë shtëpi të përjetshme në Europë.
http://www.reuters.com/article/us-europe-migrants-hungary-idUSKCN10X17S
Add new comment