Kathimerini: Janullatos po luftohet nga qarqe islamike në Tiranë

Postuar në 18 Gusht, 2016 10:51

Duke marrë shkas nga inagurimi i Katedrales "Ringjallja e Krishtit" në Gjirokastër, gazeta greke "Kathimerini" i bën një analizë të shkurtër përpjekjeve të kryepeshkopit Janullatos për të ringritur Kishën Ortodokse në Shqipëri. Gazeta e quan mrekulli atë që ka bërë Janullatos në 25 vite të qëndrimit të tij më Shqipëri, duke nënvizuar se përpjekjet e tij janë luftuar dhe po luftohen nga qarqe islamike në Tiranë. "Në këtë golgotë shumëvjeçare, kleriku gjendet përballë qarqeve më ekstremiste nacionaliste që ushqehen nga qendra islamike dhe masmedia, të cilat përpiqen ta rrëzojnë, ndonëse dështuan në misionin e tyre për ta dëbuar nga Shqipëria. Nuk humbasin mundësinë ta prezantojnë prijësin e ortodoksëve si një vegël të Greqisë që po përpiqet të komplotojë kundër atdheut tyre"-shkruan Kathimerini. Gazeta lë të nënkuptohet se kryepeshkopi Janullatos luftohet edhe nga qarqe të caktuara kishtare dhe jo vetëm, brenda vetë Greqisë. Theksojmë se kryepeshkopitbtë Kishës Autoqefale vijon t'i refuzohet shtetësia shqiptare, ndonëse ajo u është dhënë humotistëve të huaj brenda pak orësh qëndrimi në Tiranë.
http://www.kathimerini.gr/870947/opinion/epikairothta/politikh/o-ierarxh...

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

Edhe ai e ndjen qe eshte I tepert me Shqiperi por demi qe ka bere nuk eshte I vogel. Peshqesh qe nga Sala I l-re. Mgjth nuk eshte vone qe ky anti shqiptar te iki sa me pare. Ka plot klerik edhe me te ditur qe mund ta zevendesojne ma se miri Grekun

Submitted by Ylli i 52 ne fl... (not verified) on

Prit moj nene, mos kij frike,
Se ke djem ortodokse ne Amerike,
. .. . .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.