Arbitrazhi vendos kundër Kinës për konfliktin mbi ishujt në detin e Kinës Jugore

Postuar në 12 Korrik, 2016 14:07

Gjykata e Arbitrazhit në hagë ka rrëzuar pretendimet e Kinës për të drejta ekonomike në hapësirat e detit të Kinës Jugore. Vendimi po vlerësohet si fitore e Filipineve, një aleate e ngushtë e SHBA-ve. “Nuk ka bazë ligjore që Kina të shpallë të drejta historike”, deklaroi gjykata. Zona për të cilën flitet është një rrugë kalimi detar në të cilën lëviz përmes anijeve një volum tregëtar prej 5 trilionë dollarë. Vendimi përmban 497 faqe dhe cilëson se patrullat kineze kanë rrezikuar përplasjen me anijet e peshkimit filipineze dhe kanë provokuar dëme të pariparueshme në shkëmbinjtë koralorë.

Çështja u çua në Arbitrazh nga Filipinet, por Kina e hodhi poshtë vendimin, duke deklaruar se populli kinez ka 2000 vjet histori në këtë zonë. Sipas një deklarate për shtyp që pasoi vendimin, qeveria kineze ka bërë të qartë se Kina ka sovranitet mbi ishujt Spratlys dhe Paracels dhe për rrjedhojë pozita e Pekinit zyrtar është konfomr ligjit ndërkombëtar.

Mirëpo një vendim gjykate është një vendim gjykate, ndaj është e panjohur dhe askush nuk di të thotë çfarë do të ndodhë.

http://www.aljazeera.com/news/2016/07/historic-title-china-south-china-s...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.